Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u largua nga salla kur deputetja Monika Kryemadhi mori fjalën. Gjatë bisedimeve me të rinjtë Meta u kërkoi që t’i bënin like dhe share postimeve të tij në rrjetet sociale.

“Sot kam ekipin e monitorimit për sharë, like, komente, nuk jam shumë i apasionuar mbas kësaj gjëje, por ju mos kujtoni se Edi Rama është budalla, se po të ishte budalla nuk do të rrinte 11 vite në pushtet.

Ka një makineri të tërë shtetërore e ka dyfishuar administratën ndërkohë që Shqipëria është përgjysmuar që kur ka ardhur ai. Mos kujton se ai bën mnbledhje qeveri për të disktuar strategjinë për turizmin, energjinë. Jo ore jo ai bën mbledhje vetëm për të diskutuar se si administrate e patronazhistëve është në rregull apo jo me planin e like, të share, komente”, tha Meta.