DVP Elbasan

Vihen në pranga 2 shtetas, për dhunë në familje.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. Sh., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata;

A. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Stanet e Berberit”, në pyllin e fshatit Ballgjin, Librazhd, kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me zjarr.

Autori i kësaj veprimtarie kriminale dyshohet të jetë shtetasi E. K., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Egnatia news