Një 50-vjeçare nga Rrogozhina i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur ka furgoni ishte nisur mëngjesin e sotëm për të blerë një sasi të konsiderueshme misrash në fshatin Funar të Elbasanit të cilat do t’i tregtonin të pjekura në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit “.

Merushe Gjuzi, e cila shoqërohej nga një fqinje e saj kishin prenotuar që dje furgonin për të shkuar në Funar të Elbasanit dhe kishin këmbëngulur gjatë që ai të ishte këtë të Premte në dispozicion të tyre . Pas këmbënguljes së gjatë të tyre dhe në respekt të punës dhe sakrificës që ato bënin për të ushqyer familjen shoferi i furgonit ka pranuar tu shërbente.

Pasi janë nisur nuk ka kuptuar asgjë, ndërsa dy gratë janë ulur pranë njëra tjetrës  përballë derës së mesit të mjetit dhe gjatë asaj kohe që po udhëtonin kanë qenë në telefon.

Befas Merushe Gjuzi ka hapur derën dhe është vetëhedhur nga furgoni, veprim ky, i cili i kushtoi jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vetëflijimit mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e saj për shkak të konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj/ abcnews.al