Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve

Dy zjarre kanë përfshirë dy ndërtesa në bashkinë e Elbasanit. Gjatë pasdites së djeshme një banesë në fshatin Kuqan u përfshi nga flakët. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Mëngjesin e sotëm një tjetër zjarr ka përfshirë një local në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan në pronësi të shtetasit me inicialet A. K. Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike. Po ashtu policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga 1 shtetas dhe janë proceduar  penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja”, shtetasin D. XH., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasja A. G., 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas përplasjes së mjeteve e ka kanosur me fjalë 34-vjeçaren.35-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.