Përmbyten disa rrugë

Kanë mjaftuar vetëm pak orë rëshje shiu që situate në qytetin e Elbasanit të kthehet problematike sidomos në rrugët e lagjes “28 Nëntori”. Siç duket edhe nga pamjet rrugët janë mbushur me ujë si pasojë e gjendjes së keqe të infrastrukturës. Kalimi është bërë I vështirë jo vetëm për këmbësorët por gjithashtu edhe për mjetet.

Shkak për përmbytjen e rrugëve është bërë edhe mungesa e pastrimit të kanaleve . Prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme pjesa më e madhe e territorit shqiptar është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe në disa zona ka edhe stuhi. Sa i takon qarkut të Elbasanit deri më tani nuk janë raportuar probleme edhe pse dëbora ka mbuluar majën e Gushëshpatës.