Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një pasagjere që kishte dalë në dritaren e automjetit gjatë kohës që automjeti ishte në lëvizje, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar pronarin e tij, me masën administrative 6000 lekë të rinj, bazuar në nenin 167, pika 9, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

Previous articleKryeministrja Italiane mbërrin me traget në Vlorë, takohet me Edi Ramën tek vilat qeveritare
Next articleProblemet me fushën e stadiumit të Lushnjes, ironia e Korreshit: Nuk ka as lopë vërdallë