Vetëvrasja e 52-vjeçares, Fatbardha Likrama ka tronditur mbarë opinionin publik. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, e motra e viktimës ka akuzuar bashkëshortin, vjehrrën dhe vjehrrin e 52-vjeçares se kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Por gjatë një interviste në emisionin “Me Zemër Të Hapur”, i shoqi Pëllumb Likrama  ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se me të ndjerën është njohur kur ishte në gjimnaz dhe e ka rrëmbyer.

Ai u shpreh se gjatë 32 viteve martesë kanë kaluar shumë mirë së bashku, madje, sipas tij, Fatbardha kishte marrëdhënie të mirë edhe me prindërit e tij.

Pëllumb Likrama deklaroi se kohët e fundit bashkëshortja e tij kishte shfaqur shenja depresioni dhe vuante shumë faktin që djali i tyre i vogël kishte probleme shëndetësore.

Ai theksoi se 52-vjeçarja nuk kishte marrëdhënie të mira me të motrën e saj, Flutura Kalemajn, ndërsa atij nuk i pëlqente që të shoqëroheshin bashkë.

Likrama theksoi se ditën kur e shoqja bëri denoncimin për dhunë në familje, ajo kishte takuar të motrën, e cila i kishte siguruar një vend pune, por vetë ai nuk ishte dakord.

Rrëfimi i plotë:

Kemi 32 vite së bashku, ajo ishte në shkollë të mesme, ashtu u njohëm. Kemi jetuar me babain e nënën, kemi kaluar gjithë kohës mirë. Ajo në punë, dhe unë. Kemi 2 djem dhe një vajzë. Gjithmonë kemi qenë mirë, kemi pasur debate e gjëra, por kemi kaluar shumë mirë. E kam rrëmbyer, s’kemi pasur kontradita me familjen e saj.

Me gruan time, kam kaluar mirë. Djalin e vogël e kam me probleme shëndetësore. Bardha e vuante shumë, 1 muaj e ca e vuante shumë, la edhe punën. Thoshte më dhemb koka. Nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor, s’ka pirë medikamente. Ka 2 javë që thoshte më dhemb koka, jo djali (që ishte sëmurë). Më tha do vizitohem, erdhi motra, por shkoi vetëm. Më tha që mori ilaçe.

Ditën e Bajramit u ktheva nga puna, rreth orës 15:00, punoja metalurgjik, do ha bukë. Pyeta ku është më thanë ka dalë. Hëngra bukë dhe erdhi mbas 1 ore, më tha që ishte tek e motra. “Ç’do atje, ne jemi këtu”. 

Me motrën nuk shkonte mirë, fare, as mua s’më pëlqente marrëdhënia me të. Atë e lejoja, vetë nuk shkoja. Vetëm kur i vdiq e ëma kam shkuar. Më tha që Arbeni (baxhanaku) do ta fuste në punë, por s’më tha se çfarë pune. Kishte 1 muaj pa punë, u largua vetë. “Më dhemb koka thoshte”. Nuk isha dakord që të fillonte punë.

“Po qe kështu zhduku nga këtu”. Aty doli dhe iku. Unë dola për të pirë kafe, më mori motra në telefon, tha ka ardhur policia tek dera. Shkova në polici kam qëndruar deri në 2-3 të natës. Bardha ishte aty, policia bëri procedurat. Bardha kishte thënë se “më shty, ik zhduku”. S’ka pohuar që e kam dhunuar. Unë deklarova se e kam shtyrë dhe ajo iku, kaq. Më pas erdha në shtëpi, Bardha nuk ishte. Nuk ikëm së bashku nga policia, ajo iku para meje. Fjeta gjumë dhe u zgjova në mëngjes, ika në punë, s’pyeta fare se ku ishte  bashkëshortja. Pse të shqetësohesha, mendova që kishte ikur tek motra.

Të nesërmen mami më tha që Bardha ishte kthyer në shtëpi tek dhoma. As nuk i fola fare, vetëm kur më merr motra në telefon dhe më tha hajde shpejt në shtëpi. Kam dalë nga puna dhe erdha, çfarë të shihja. Trupin nuk e pashë, e hoqi policia. Hyra në shtëpi, më mori policia për të marrë në pyetje.

Në momentin kur ishim në komisariat, nuk folëm me njëri-tjetrin. Deri dy ditë para ngjarjes, s’kemi folur. Të nesërmen e dëshmisë, ka shkuar djali e ka marrë, këtë se dija. Derën ia ka hapur Arbeni dhe e motra e saj.

Kam ardhur për mamin tim” i tha atyre. Gjatë rrugës nënë e bir nuk kanë folur. S’jam akuzuar kurrë për dhunë fizike, se kam parë kurrë derën e policisë. S’ka pasur kartelë mjekimi. Kohët e fundit më tha që do vizitohem, më thoshte “probleme grash”. Drekonim rrallë, sepse punoja 6 me 6-të. Ka pasur marrëdhënie të mirë me nënën dhe babain, kemi kaluar mirë, në mëngjes u bënte kafe.

S’ma merrte mendja që do arrinim deri këtu. Më vjen inat për fjalët e thëna, s’kam ushtruar kurrë dhunë ndaj saj. Shtëpia ka debate, por jo dhunë. As me nënën s’ka pasur debat, e as dhunë fizike. Përcjelljen e fundit do ia bëj unë, familjarët e saj nuk i kam takuar, si kam parë dhe as nuk dua t’i shoh.

Do ia bëj respektin deri në fund, ata të bëjnë ç’të duan. Djali që shkoi mori mamanë tha “e mora se është mami im”, e ka prind. Ka ligje shteti, të thoshte s’dua të rri më këtu, e të ndaheshim.

Jam gati të përballem me çdo akuzë. Nëse është e kundërta të marrin masa. Kam dëgjuar komshien, di gjë ajo se çfarë kam kaluar me bashkëshorten, me çtë drejtë më shan.