Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar një 45-vjeçar nga Lezha, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, 15-vjeçare.

Rasti është publikuar fillimisht në një emision televiziv dhe më pas policia ka reaguar duke ndaluar shtetasin K. Gj., 45 vjeç, banues në fshatin Tale.

45-vjeçari akuzohet për “Ngacmimi seksual” dhe “Vepra të turpshme” ndaj një të miture