Home ELBASANI SOT (VIDEO) ELBASAN/ FAMILJA LLESHANAKU NË MJERIM

(VIDEO) ELBASAN/ FAMILJA LLESHANAKU NË MJERIM

171

Një nga fëmijët me probleme mendore

 Katër antarët e familjes Lleshanaku në Elbasan jetojnë në kushte të mjerueshme. Kjo familje jetojn në një banesë thuajse të shkatërruar e cila përveçëse është në gjendje të tillë nuk është as nën pronësinë e tyre.

Naime Lleshanaku nëna e familjes e dorëzuar dhe e pashpresë tregon se njëri nga djemtë e saj është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa djali tjetër, është i vetmi që sjell të ardhura në shtëpi duke i siguruar kryesisht nëpërmjet mbledhjes së kanaçeve.

 Naimja shprehet se është e pamundur të kujdeset për djalin e saj pasi shpesh herë ai eshtë edhe agresiv ndaj tyre. Ajo thotë se veç problemeve me shëndetin mendor,djali ka edhe një sërë problemesh fizike . Atij i duhet të kryej urgjentisht një ndërhyrje kirurgjikale pasi ka rezultuar me një kist në kokë dhe përveç kësaj ka probleme edhe me këmbën dhe ecen me ndihmën e një karrigeje me rrota.

I vetmi burim të ardhurash të cilët ata kanë janë kempi i tyre me 100 mijë lëkë të vjetra e cila nuk i mjafton as për medikamente .

E dëshpëruar nëna e Florianit kërkojnë ndihmë nga kushdo që mundet,së paku ti sigurojë ushqime dhe ilaçe për djalin e saj .

Kjo familje ka nevojë për ndihmën e kujdo që mund ti ndihmojë qoftë edhe me ushqime apo ilaçe.