Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka reaguar pak çaste më parë për luftën në Ukrainë. Ai ka sulmuar presidentin Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar se po shtyn raundin e tretë të bisedimeve.

“Për momentin, ne nuk kemi caktuar asnjë datë në lidhje me raundin e tretë të bisedimeve. Ne kemi qenë të përgatitur që nga mbrëmja e djeshme për të zhvilluar një raund të tretë bisedimesh”, u shpreh Lavrov.https://www.youtube.com/embed/-kWMp1jQK5w

Ai u ndal dhe te thirrjet e presidentit ukrainas ndaj NATO. Lavrov u shpreh i prerë se forcat e Aleancës Euroatlantike nuk kanë për të ndërhyrë në këtë konflikt. “Ai (Zelensky) ishte i ashpër me aleatet e tij. Ai ndoshta shpreson që të zgjidh këtë konflikt me ndërhyrjen e NATO-s dhe jo me bisedime palësh. NATO nuk do të ndërhyjë në këtë konflikt, ndaj ai provokon konfliktin mes NATO dhe Rusisë. Ndoshta ai ka ndryshuar sot mendim, por kjo është një sjellje militaristre, që nuk do bisedime, por sot ai do të ndryshojë”, tha Lavrov në konferencën për shtyp.