Prindër të komunitetit rom dhe egjyptian në Elbasan ankohen se nuk po mundin ti regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe kopshte me drekë. Sipas tyre drejtoritë e institucioneve arsimore po mbushin vendet e lira nga fëmijët e mazhorancës , duke i diskriminuar. Gjithashtu nënat në Elbasan kërkojnë përjashtimin nga tarifa e usqimit, pasi me të ardhurat që kanë nuk e mbulojnë dot koston.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Rome dhe Egjyptiane kërkon më tepër vëmendje për fëmijët që vijnë nga komunitetet pasi vetëm kështu thotë ai do të minimizohej numri i fëmijëve në situatë rruge. Duke kërkuar të ndiqet modeli i bashkisë Tiranë aktivisti kërkon nga pushteti lokal në Elbasan ti përjashtojë këta fëmijë nga tarifa mujore e ushqimit.

Edhe pse në planin vendor për integrimin e pakicave komëbetare 2019-2022 i cili gjendet në rrjetet sociale bashkia thotë se duhet të përjashtohen nga tarifa e ushqimit fëmijët e komunitetit rom dhe egjyptian në praktikë nuk ndodh kështu. Madje ka dhe një rekomandim nga Komisioneri kundër diskriminimit që kërkon përjashtimin nga pagesat të fëmijëve nga komunitetet./Egnatia news