Për të dytin vit me radhë pandemia pezullon çdo festim apo organizim me rastin e Ditës së Verës dhe dëmet më së shumti ndihen në bizneset e pastiçerisë.

Në një vit të zakonshëm një pastiçeri në Elbasan prodhonte më shumë se 6 mijë ballokume në 10 ditët e para të marsit, tashmë shitjet janë të papërfillshme. Bizneset përpiqen të mbajnë aktivitetet hapur ndërsa kanë shkurtuar stafin për të përballuar pasojat.

Top Channel