Dy makinave I vihet flaka

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagsour në Elbasan mëngjesin e së martës, në një aksident automobilistik. Ndërkohë në Burrel 3 vajza janë plagosur pasi makina e tyre doli nga rruga dhe u përmbys.

Haxhi Bala, 64 vjeç, ka humbur jetën mëngjesin e të martës (28 shtator) në aksin Elbasan-Peqin.

64-vjeçari po udhëtonte me një makinë tip “Benz”, ndërsa i ka prerë rrugën mjetit tip trailer me drejtues shtetasin A.D, 49 vjeç, banues në Korçë.

Përplasja e fortë ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit, ndërsa aksidenti ishte fatal për Balën, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

 Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi i trailerit, 49 vjeçari A.D i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.Ndërkohë po ashtu dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Policia bën me dije se “rreth orës 04:40, në lagjen “5 Maji”, Elbasan ka rënë zjarr  në automjetet  tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan , dhe  tip “Benz” në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan”.Të dy mjetet mësohet se ishin të parkuar. Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin  e shkakut të rënies së zjarrit.