Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe është vendosur që çështje të kthehet për gjykim në Gjykatën e Apelit por me trupë tjetër gjykuese ndryshe nga ata që morën vendimin për dënimin e tij.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Tahirit, Maks Haxhia është shprehur se ishin optimistë dhe se e vetmja strategji është kërkesa që klienti i tij të shpallej i pafajshëm.

Maks Haxhia, Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Ne dhe dy kolegë të tjerë e shtymë hetimin në venimin final që të zgjidhej çështja me themel. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Përfundimisht Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit për Korrupsion. Ktheu çështjen po në të njëjtën gjykatë por me trup tjetër gjykues. Ne kërkojmë pafajësi për Tahirin.

Shkelja e parë e bërë nga gjyqtarët e Apelit në seancën e kaluar është se kanë cënuar paanësinë sepse kanë dhënë mendim mbi një cështje që kishte fakte të kryera.

Strategjia e rradhës, presim të zbardhet vendimi të shkojmë në gjykatën e Apelit dhe të ngulmojmë për kërkesën tonë. Ne jemi optimstë dhe të sigurtë në gjëndjen aktuale. Drejtësia do të shkojë në vend duke shpallur Sajmir Tahirin të pafajshëm.