Thirrjes për protestë ditën e djeshme nga opozita i janë bashkuar edhe protestues nga qyteti i Elbasanit të cilët janë nisur drejt Kryeqytetit. Kreu i Partisë Demokratike së degës së Elbasanit, Z.Blendi Himçi në një deklaratë për mediat është shprehur se nga qyteti Elbasanit janë rreth 2,500 protestues, ndërsa në rang qarku numërohen më shumë se 5 mijë protestues. Për protestuesit e qytetit të Elbasanit janë vënë në dispozicion 5 autobuza e disa të tjerë do të udhëtojnë me mjete private.

Qytetarët të cilët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të protestuar shprehen se i bashkohen kauzës së opozitës për arsye ekonomike dhe jo partie. Ata parashtrojnë arsyet se përse kanë vendosur të protestojnë.

Ditën e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, qytetarë nga e gjithë Shqipëria i janë përgjigjur thirrjes së Ish Kryeministrit Sali Berisha për të protestuar për të drejtat e tyre që i janë mohuar.