Shmanget tragjedia e rradhës

Një autobus me të paktën 20 persona ka rrezikuar të përfundojë në greminë mesditën e sotme në të njëjtin vend ku një javë më parë ndodhi aksidenti tragjik që I mori jetën 3 personave .  Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin “Ura e Murrashit’, shtetasi M. L., 29 vjeç banues në Korçë , duke drejtuar mjetin autobuz tip “Benz”, si pasojë e lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore .Nuk ka dëme në njerëz vetem dëme të lehta materiale.

Por edhe pse ka kaluar tashmë 1 javë nga aksidenti tragjik I ndodhur ne vendin e quajtur Kthesa e Murrashit nuk është marrë asnjë aksion për përmirësimin e situatës të paktën sa I takon riparimit të barrierave. E vetmja masë që është marrë nga autoriteti rrugor shqiptar është vendosja e kësaj barrier plastike e cila ka vetëm funsion sinjalizues.

Për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve drejtuesit e mjeteve për të shmangur kalimin mbi ta devijojnë në këtë mënyrë.

Aksi Elbasan-Librazhd duke qenë se është nacional ka një numër të lartë të mjeteve që qarkullojnë këtu e si rrjedhojë edhe numri  I aksidenteve të ndodhur këtu ka qenë shumë I madh dhe me pasoja për jetën.  Kjo rrugë ka një sërë problematikash por ajo që kërkon ndërhyrje të menjëhershme lidhet me rrëshqitjen e gurëve që sa herë ka reshje shiu kthehen në rrezik për aksidente.