📍Policia Rrugore e Elbasanit
Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Si rezultat, gjatë dy javëve ✅ janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu ✅ janë vendosur 4256 masa administrative, të ndara konkretisht:
✔1640 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔320 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔621 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔125 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
✔45 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔862 për parakalime të gabuara;
✔180 për parkime të gabuara;
✔ 463 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112📞, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.