Javën e kaluar transmetuam sesi një grup xhirimi i emisionit “Stop” ishte në qytetin e Elbasanit për një investigim.

Kur grupi ishte në makinën e parkuar para Gjykatës dhe Prokurorisë, ia behën forcat operacionale, dhe në abuzim me detyrën, filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”.

Ndërkohë gazetari kërkoi me ngulm një dokument apo urdhër për këtë procedurë të Policisë së Shtetit. Madje jo vetëm, që nuk ia dha mandat apo urdhër kontrolli, por dyshohet, se disa nga efektivët ishin të pirë.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, bëri me dije këtë të hënë arsyen pse policia kontrolloi gazetarët. Bëhet fjalë për një investigim për një vjedhje të 54 kolive me cigare me vlerë 50 mijë (700 mijë Euro sipas të dhenave të emisionit) ku sipas Kodrës janë dosja ka kaluar në duar e plot 8 prokurorëve.

Saimir Kodra: Ne ishim atë ditë për një mision përballë prokurorisë dhe gjykatës së Elbasanit. Atë punë do ta shpalosim sot ku janë përfshirë plot 8 prokurorë që e kanë bërë lesh, e kanë bërë sallatë, e kanë shkatërruar një vjedhje të tmerrshme. 54 koli me cigare.

Gentian Zenelaj: Se nuk duket shumë. 700 mijë euro.

Saimir Kodra: Aman o burrë se nuk është shumë 700 mijë Euro. Pra teksa gazetari Genc Angjellari qëndronte pranë prokurorisë, këta prokurorët, këta danoçët që nuk ua mbante të dilnin sepse gazetari do i pyete, ore pse e bërë kështu. Të përfshirë të gjithë atje, kanë bërë një telefonatë, mesa nuhas unë se nuk kam një informacion të saktë në policinë e Elbasanit dhe kanë thënë që një makinë e dyshimtë është para prokurorisë së Elbasanit. Nuk ua mbante të dilnin poshtë. Për të shmangur këtë, operacionalja ka ardhur dhe ka parë trupën e gazetarëve dhe megjithatë ka vijuar kontrollet në mënyrë të paligjshme./tvklan.al