Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell foli për mediat pas takimit me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.  Ai tha se palët janë treguar të gatshme për të implemetuar marrëveshjet.

Dy liderët e kanë diskutuar këtu së bashku për herë të parë. Kemi pasur tensione në formate të ndryshe. Liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme e gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Vuçiç e Kurti janë pajtuar që nuk do të duhet diskutime tjera për propozimin evropian”, theksoi ai.

Borrel shtoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar të frenohen nga aksione të pakoordinuara që mund të çojnë te tensionet në terren, të cilat mund të shtyjnë negociatat.Dua të them se BE-ja ka kujtuar palët për obligimet e tyre për të implementuar të gjitha marrëveshjet e kaluara në dialog, që mbesin valide. Në ndërkohë deri te mesi i marsit, Lajçaku do të duhet të shkojë sërish në Kosovë e Serbi, t’i vizitojë ata dhe të vazhdojnë diskutimet e sotme, e të përgatiten për takimin e radhës të nivelit të lartë. Presim palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë. Është pozitive të them se dy palët janë pajtuar të frenohen nga aksione të pakoordinuara që mund të çojnë te tensionet në terren e shtyjnë negociatat. Marrëveshja do të vë marrëdhënien mes Kosovës e Serbisë në një bazë të re e të qëndrueshme. Dialogu i BE-së në trajektore drejt normalizimit pa së cilën asnjëra palë nuk mund të realizojë të ardhmen evropiane. Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Jo për BE-në por qytetarët e Kosovës e Serbisë. Njerëzit mund të lëvizin lirshëm mes Kosovës e Serbisë duke përdorur pasaportat e veta të njohura. ID-të e targat. Njerëzit mund të studiojnë e punojnë pa hamendësuar nëse diplomat e tyre a ku i marrin mund të jetë çështje. Marrëveshja sjellë mundësi të reja ekonomike, duke rritur asistencën financiare, kooperim biznesi e investime të reja Kosovë e Serbi. Mundësi punësimi më të mirë. Pa burokraci të panevojshme, nënkupton më tepër tregti, pasi certifikatat eksport-import nuk do të jenë të nevojshme. Për serbët në Kosovë më tepër siguri, qartësi e parashikueshmëri, kur vjen te mbrojtja e të drejtat në Kosovë, përfshirë edhe për Kishat Ortodokse serbe”, tha ai.