Numërimi i votave pas zgjedhjeve të një dite më parë, vazhdon ende në disa shtete të Amerikës.
Sipas njoftimeve të fundit në shtetin e Xhorxhias janë rreth 90 mije e 735 vota të panumëruara.Njoftimin e ka bërë të ditur sekretari i shtetit Brad Raffensperger.
Xhorxhia është një ndër shtetet kyçe e cila mund të jetë përcaktuese në fitimin e zgjedhjeve. Biden tashmë kryeson me 253 vota elektorale, ndërsa Trump ka 213.

Por kjo duket se ka shkaktuar irritim për vetë Trump i cili përmes disa postimeve në Twitter është shprehur se nuk do të lejojë askënd që të vjedhin votat.
“Mbrëmjen e djeshme isha ne krye ne disa shtete, shpesh edhe në mënyrë shumë solide, e thuajse në të gjitha zonat që kontrollonin demokratet. Pastaj, njëra pas tjetrës, nisën të zhduken si me magji teksa numëroheshin vota surprizë. Shumë e çuditshme; ata që bëjnë sondazhe e kanë kuptuar krejtësisht dhe historikisht gabim” ka shkruar Trump.

Sot Nevada një nga shtet e cila e shtyu numërimin e votave,pritet të paraqesë rezulatet e këtyre votimeve.