Një konflikt fizik ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Disa të rinj janë zënë me grushte dhe mjete të forta në qendër të qytetit, pranë pallatit të sportit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë.

Mbetet e paqartë se cila ishte arsyeja që shkaktoi konfliktin mes të rinjve.

Top Channel