Elbasan/ Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyre të parregullt”, pasi u kap nga sherbimet duke drejtuar mjetin, në gjëndje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. K. ,24 vjeç dhe F. J. ,36 vjeç, të dy banues në Librazhd, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Gjithashtu, shtetasi F. J., gjatë këtij konflikti, ka dëmtuar automjetin e një shtetasi tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news