Bllokimi i hyrjes në anën lindore të qytetit të Rubikut ka ngritur në protestë banorët. Ata jane mbledhur në rrugen e Kombit, duke e konsideruar izolim këtë veprim që është ndermarre. Pjesë e protestës është edhe deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Piroli.

Pritet që ata ta bllokojnë rrugën e Kombit në shenjë proteste.

“Po u bllokua hyrja dhe dalja ne bëhemi si qyteti i Kurbneshit, bien të gjitha bizneset, lëvizjet e qytetarëve. Është shumë keq. Jemi ankuar por nuk duan t’ia dinë. Thonë është bërë nga qeveria tjetër. Kjo nuk ka lidhje me politikën. Të na lënë ne si një fshat i thellë i Mirditës. Do e vazhdojmë protestën deri në një përgjigje të plotë.
Kanë ndërprerë futjen e makinave nga pjesa veriore, kemi denoncuar disa herë dhe kemi një mospërfillje të pushtetit vendor dhe qëndror. Sot është dita e parë por ditët e tjera do ketë shumë e më shumë”- janë shprehur banorët