DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në bulevardin “Qemal Stafa”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. Ç., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasin R. K., 27 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimi”, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast dhe nuk ka kallëzuar.
Vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin M. T., 26 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
D. B., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi nuk i është bindur udhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit;
N. R., pasi ka kallëzuar ka kallëzuar shtetasi B. Q. se më datë 31.07.2023, shtetasi N. R. ka kanosur me fjalë vajzën e tij 11 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Në ambientet e Policisë ka kallëzuar shtetasi O. H., 38 vjeç, se është larguar nga banesa nëna e tij, shtetasja M. H., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Vijon puna për gjetjen e saj.
Elbasan/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. L., ka aksidentuar motomjetin që drejtohej nga shtetasi O. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi O. P. dhe pasagjeria që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasja N. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi M. L. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.