Një vajzë e re është gjetur e pajetë poshtë urës së “Dajlanit”, në qytetin e Durrësit, ndërsa dyshohet se është vrarë me thikë.

Burime bëjnë me dije se e reja ka qenë endacake, ndërkohë që nuk ka detaje në lidhje me autorët që kanë kryer këtë krim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Previous articleElbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Next articleQëlloi me armë në drejtim të familjes Kaçi, Gjykata lë në burg ish-shoferin e Lindita Nikollës