Home ELBASANI SOT VIDEO/ELBASANASIT NUK I “TREMBEN” LUFTËS

VIDEO/ELBASANASIT NUK I “TREMBEN” LUFTËS

94

Qytetarët: Nuk ka nevojë për panik

Teksa në shumë fshatra të Elbasanit qytetarët janë duke bërë blerje jashtë normales  situata duket krejt ndryshe në qytet. Nuk ka rradhë të gjata nëpër pikat e shumicës dhe as kërkesa për miell që duket se është produkti më i kërkuar i momentit.

Në lidhje me pyetjen nëse janë duke blerë ushqime rezervë  qytetarët janë të mendimit se kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë dhe nuk mendojnë  të blejnë produkte ushqimore rezervë.

Të pyetur nga Egnatia News shumë prej qytetarëve mendojnë se lufta është larg vendit tonë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të miellit në vendin tone por pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria shqiptare ndaj Rusisë mbetet për tu parë se si do të shkojë furnizimi në të ardhmen.