Home ELBASANI SOT VIDEO/ ELBASANI, FESTON DITËN E VERËS

VIDEO/ ELBASANI, FESTON DITËN E VERËS

41

Qindra qytetarë në shesh

Muaji Mars për çdo qytetar elbasanas mbart brenda saj festën e Ditës së Verës, e quajtur edhe festa e luleve.

Kjo festë tashmë ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore.Festa zakonisht nis gjallërinë e saj mbrëmjen e 13 marsit, për të vijuar të gjithë ditën e datës 14 deri sa dielli nis të perëndojë.

Edhe sot qindra qytetarë ishin në shëshin genshër të Elbasanit nga ku ndoqën aktivitete e organizuara me rastin e festës. Që në orët e para të mengjesit viztitorët ndoqën Karnavalet nga shkollat e qytetit të cilat i dhanë një atmosferë të hareshme të gjithë bulevrdit që gumazhinte nga zërat e fëmijëve. Festimet kulmuan me koncertin e grupit të njohur Elita 5 të cilët performuan për publikun e gjërë.

Qytetarët u shprehën të kënaqur që këtë vit patën mundësi të festonin pa masa kufizuese.

Aktivitete me rastin e ditës së verës janë zhvilluar gjatë gjithë javës të cilat në focus kanë pasur promovimin e produkteve tradicionale elbasanase. Festa kulmoi në mbremjen e 13 Marsit ku për të performuar në skenen e qytetit ishte këngëtarja Aurela Gaçe. Në mbrëmje bashkia e Elbasanit dhuroi edhe një spektakël fishekzjarresh./Egnatia news