Me qëllim argëtimin dhe përfshirjen e të rinjëve në aktivitete argëtuese dhe edukuese Bashkia e Elbasanit organizoi një minikorncert në formën e karaokes nën logon “Elbasani Këndon”. Shumë të rinjë të cilët patën dëshirë të provonin talentin e tyre në muzikë morën guximin dhe interpretuan për publikun i cili kishte ardhur për ti ndjekur.
Ato të cilat morën guximin dhe performuan ishin kryesisht vajza të cilat u shprehën të lumtura qe më në fund po i ofrohej mundësia të përfshiheshin në aktivitete të tilla. Ky aktivitet i cili startoi në orën 20:00 mbajti të mbërthyer në tingujt e muzikës qytetarët e elbasanit të cilët shijuan cdo moment të kësaj mbremjeje duke u përfshire në këndimin e këngëve të ndryshme. Pavarësisht se ishte aktiviteti i parë që përfshin të rinjtë premisat janë që do të këtë edhe të tjerë .