Home ELBASANI SOT VIDEO/ELBASANI,NDËR QARQET ME NUMRIN MË TË LARTË TË PËRDORUESVE TË DROGËS

VIDEO/ELBASANI,NDËR QARQET ME NUMRIN MË TË LARTË TË PËRDORUESVE TË DROGËS

78

Përdorimi i drogave nga adoleshentët duket se është shndërruar në një fenomen mjaft shqetësues. Të dhënat tregojnë se kemi një trefishim të përdoruesve nga viti 1995 në 2021. Në Shqipëri numërohen rreth 40-60 mijë përdorues, ku dominon përdorimi i drogave nga moshat e reja. Qyteti I elbasanit renditet si një nga qytetet me numrin më me të lartë të përdoruesve të lëndëve narkotike.

Sipas një studimi të kryer, rezultoi se 1 në 10 te rinj Kanë përdorur të paktën një herë substanca psikoaktive gjatë gjithë jetës së tyre. Gjithashtu përfshihen personat që përdorin rregullisht alkool, nikotinë, qetësues si dhe personat që kanë sëmundje kronike janë më të prirur të përdorin lëndë narkotikë “, – thuhet në studim.Disa nga faktorët që nxisin personat për të përdorur drogën janë kureshtja, nevoja për të harruar, çrregullimet psikologjike, ndjenja e fajit apo edhe shihet si një formë për të lehtësuar dhimbjet

Referuar të dhënave të këtij studimi, mësohet se qyteti I Elbasanit mban numrin më të madh të përdoruesve të drogave të ndryshme, krahasuar me qytetet e tjera.

Pavarësisht fushatave sensibilizuese që tregojnë vazhdimisht mbi risqet që u kanosen personave, që konsumojnë lëndë narkotike, numri i tyre rritet çdo vit e më shumë, duke u kthyer në një problem serioz për familjet, shoqërinë dhe institucionet shtetërore. Sipas të dhënave në nivel botëror, mësohet se çdo vit regjistrohen 210 milionë njerëz që konsumojnë lëndë narkotike, ndërsa rreth 200 mijë prej tyre vdesin.