Ky është momenti kur një elefant i uritur përplas dhe shemb muret e kuzhinës së një shtëpie për të ngrënë oriz, në mes të natës.

Elefanti me emrin, Plai Bunchuay, nuhati ushqimin dhe hyri në një shtëpi në Tajlandë, të dielën në orën dy të mëngjesit, raporton Daily Mail.

Banorët e shtëpisë u zgjuan nga zhurma dhe vrapuan në kuzhinë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ata u shokuan kur panë elefantin në kuzhinë.

E zonja e shtëpisë tha:“Ky elefant është i njohur në zonë sepse shkakton shumë probleme . Ai kishte ardhur përsëri në shtëpinë tonë dy muaj më parë dhe po shikonte përreth, por më pas nuk shkaktoi dëm.”

fax web