Qindra qytetarë vijojnë të largohen
Emigracioni vazhdon të mbetet një nga dukuritë më të përhapura në vendin tonë. Në çdo qytet shohim të rinj të cilët mezi presin të largohen nga vendi i tyre. Për vite me rradhë të rinjtë shqiptar janë ankuar se në vendin e tyre nuk ka një të ardhme të sigurtë dhe se nuk mund të gjejnë një punë sipas studimeve që ato kanë kryer.
Vitet e fundit duket se është zgjeruar edhe kategoria e grupmoshave që zgjedhin të largohen nga Shqipëria.Sot dhjetra familjarë kanë braktisur dhe vazhdojnë të braktisin Shqipërinë.
Arsyeja? Për një jetë më të mirë jashtë vendit dhe mundësi ekonomike më të sigurta. Qytetarët shprehen se, arsyeja primare që i çon drejt këtij vendimi është ana ekonomike. Sipas tyre të ardhurat në vendin tonë janë minimale dhe për familjarët bëhet shumë e vështirë të sigurojnë një jetë normale.
Një tjetër problematikë madhore në vendin tonë është dhe tregu i punës.Edhe nëse qytetarët dëshirojnë të fillojnë një punë të thjeshtë tregu i punës në Shqipëri është shumë i varfër dhe mundësi punësimi ka shumë pak.