Dështon mbledhja e komisionit të sigurisë ku sot pritet të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët që do të strehohen në Gjadër. Në një deklaratë për mediat deputeti Ferdinand Xhaferaj, u shpreh pengimi I mbledhjes nga ana e tyre nuk është për shkak të problemit me marrëveshjen por për shkak të aksionit të tyre lidhur me komisionet hetimore.

“Sikurse e patë nuk u zhvilluar mbledhja e komisionin e sigurisë. Dhe arsyeja është moslejimi mos aprovimi nga maxhoranca e komisioneve hetimore që ka kërkuar opozita. Kjo nuk është një përplasje me maxhorancën për të thënë sa përqind ka të drejtë opozita dhe sa maxhoranca, është një përplasje që bazuar në kushtetutë ku opozita ka 100% të drejtë. Është një betejë e nisur që do fitohet nga opozita. Problemin qeveria e ka me kushtetutën jo me opozitën. Marrëveshjen e kemi depozituar në kushtetuese, ka probleme ligjore, ka probleme ligjore sikurse ka probleme lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut.

Kemi mirënjohje ndaj Itailisë po Rama të heqë dorë nga hipokrizia, se nuk e do Italinë më shumë se Romano Prodi që e ka etiketuar këtë marrëveshje si komike. Me firmosjen e marrëveshjes, Rama bëri një qokë ndaj Melonit. Bazuar në problemet ligjore, ajo ka mbërritur në kushtetuese.” u shpreh Xhaferaj.

Sakaq kreu i komisionit Nasip Naço njoftoi kalimin e mbledhjes online në orën 12:00.

“Do të donim ta vazhdonim mbledhjen dhe të merrnin vesh të gjithë shqiptarët qëndrimin e maxhorancës dhe opozitës rreth kësaj marrëveshjeje. Është e disata herë që në pamundësi për të zhvilluar mbledhjen e komisionit të sigurisë kombëtare, ndaj do ta ndiqni online qëndrimin e ministrit të Brendshëm të kësaj marrëveshjeje. Për të ardhur keq për shfaqjet e kësaj natyre, deputetët e kanë humbur sensin e politikës dhe të qenit deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Fatkeqësi e tyre, e gjithë shqiptarëve si dhe e jona me këtë opozitë.”, tha Nasip Naço.