46 mijë shqiptarë ikën nga vendi vitin e shkuar

Pa llogaritur 12 mijë emigrantët e paligjshëm në Britani dhe 2000 qytetarët që fituan Lotarinë Amerikane.

Popullsia e Shqipërisë vazhdon të bjerë. Vitin e fundit tkurrja ishte 1.1%, ose rreth 32 mijë qytetarë më pak. Zvogëlimi i popullatës ka ardhur si rrjedhojë e emigrimit të lartë. Mbi 46 mijë persona emigruan në 2022.

“Këto shifra janë tregues i një zbrazje dhe boshatisje me shpejtësi të tregut të punës, nga të rinjtë që janë shtresa më vitale e po ashtu do të çojnë në plakjen e shpejtë të popullsisë , por edhe mungesën e interesit të çfarëdolloj investimi të huaj që mund ta shikonte Shqipërinë si një vend ku mund të bëhet biznes. Për ta frenuar këtë zbrazje të vendit hapi emergjent është trajtimi i emigracionit si urgjencë kombëtare. I gjithë Ballkani po e përjeton këtë plagë, pasi vendet perëndimore po u bëjnë oferta shumë të mira punë edhe fuqisë së pakualifikuar punëtore nga rajoni ynë i cili është gjendur i papërgatitur nga këto politika agresive rekrutimi”, shtoi ai.

Top Channel