Katër shqiptarë janë arrestuar në Athinë pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33 vjeç, Altin Mustafah 24 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Armando Roko 20 vjeç.

Banda në fjalë kryente vjedhje në dyqane dhe zona të ndryshme të Attikës. Deri më tani janë zbuluar 36 raste të vjedhje të kryera nga personat në fjalë në zonën e Atikës.