Ditën e sotme janë arrestuar 2 persona nga policia e Shkodrës.

Njëri prej tyre, 32 vjeçari Mervis Hysaj, ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2018 tentoi të trafikonte plot 93 kg të lëndës narkotike ‘marijuanë’.

Shtetasi M. H., në vitin 2018, së bashku me shtetasin E. H. (i arrestuar në 2019 ), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetas tjetër 22 vjeçar i quajtur Fabian Mezini, për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”, pasi të dy shtetasit janë kapur duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Njoftimi i Plotë

Shkodër

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe arrestohet një tjetër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. H., 32 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Si dhe u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”, i shtetasit F. M. 22 vjeç, banues në Kamicë, Malësi Madhe.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Shtetasi M. H., në vitin 2018, së bashku me shtetasin E. H. (i arrestuar në 2019 ), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, për shtetasin M. H. u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.05.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.