Ne kemi parë disa koncepte mjaft të çuditshme nga Xiaomi në të shkuarën, por dizajni i fundit mund të jetë më i çuditshmi prej tyre. Sipas një patentimi kjo kompani do të zhvillojë një dizajn për një kamera nën ekran që rrotullohet.

Në të bëhet fjalë për një sistem me 3 kamera në pjesën e pasme, të ngjashme me vendosjen në iPhone 12, ku njëra prej tyre mund të rrotullohet duke përdorur një motor ose magnetë për të shkrepur foto selfie.

Dokumentet e patentuara sugjerojnë se një pjesë e ekranit do të lejojë dritën të kalojë drejt kameras. Është e paqartë se sa i madh ky seksion do të jetë, por ZTE demonstroi më parë në Axon 20 se seksioni vështirë se vihet re nëse bëhet mirë. Në këtë mënyrë Xiaomi do të jetë në gjendje të ofrojë një smartphone me ekran të pandërpresrë nga hapësirat për kamera.

Kjo nuk është hera e parë që Xiaomi tenton vendosjen e kamerës nën ekran, pasi një vit më parë ata prezantuan një ide të ngjasshme me Axon 20. Nuk dihet ende nëse kompania po planifikon të përdorë këtë dizajn për produktin përfundimtar.