Real Madridi është duke planifikuar që të bëjë disa largime, qoftë në afatin e janarit ose në atë të verës.

Los Blancos tashmë janë në dijeni se skuadra e tyre ka disa lojtarë që janë në perëndim të karrierës së tyre, andaj duan t’i largojnë.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Gareth Bale, Isco dhe Marcelo, do të jenë tre lojtarët e parë që do të largohen nga skuadra.

Pas tyre vijnë edhe emra si Eden Hazard e Luka Jovic, që kanë dështuar ta tregojnë vetën në Santiago Bernabeu.

Real Madridi synon transferimin e Erling Haaland dhe Kylian Mbappes në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa u duhen edhe disa fonde shtesë.

Dyshja janë të gatshme të kalojnë te Los Blancos, andaj u duhet krijuar hapësirë për verën e ardhshme.