Qaku Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin Shkëlzen Zykaj 20 vjeç, banues në Selenicë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Previous articleIzraeli përgatitet për sulm tokësor në Gaza! Mbi 600 izraelitë dhe palestinezë të vdekur
Next articleZhduket 21 vjeçarja në Tiranë, e ëma bën denoncim në polici