Më shumë se 350 të vdekur në territorin e Izraelit dhe rreth 313 të vdekur në Rripin e Gazës. Të dyja palët raportojnë se janë mijëra të plagosur nga përleshjet që nisën dje, pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit, i cili ka tronditur dhe ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin ndërkombëtar.

Sipas informacioneve të siguruara nga Guardian, ushtria izraelite shihet mëngjesin e sotëm duke u përgatitur për një sulm tokësor në Rripin e Gazës, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdon operacionet e saj për lirimin e pengjeve dhe neutralizimin e luftëtarëve të Hamasit ende në territorin izraelit.

Natën e kaluar, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) rimorën ndërtesat e pushtuara nga militantët e Hamasit dhe kryen kërkime shtëpi më derë për të gjetur terroristë të fshehur.

Sot në mëngjes ata njoftuan se kanë goditur shtëpinë e shefit të departamentit të inteligjencës së Hamasit.