Një 47 vjecar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi magazinonte dhe tregonte implante dhe materiale dentare të kontrabanduara. Mësohet se në pranga është vënë Besnik Xhaferaj.

Policia ushtroi kontroll në automjetin e 47 vjecarit, në të cilin gjetën implante, pajisje dhe materiale dentare, pa faturat përkatëse, me vlerë rreth 50 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një shumë parash.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua 47 vjeçari, banues në Vlorë, i cili dyshohet se magazinonte dhe shiste në kundërshtim me ligjin, implante dhe materiale dentare të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”./abcnews.al