Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku është pyetur sot në lidhje me hakerimet iraniane që kanë prekur edhe strukturat e policisë.

Ai tha se nuk janë vjedhur të dhëna sensitive teksa shtoi se punonjësit e policisë nuk kanë frikë nga askush.

Më tej Rrumbullaku u pyet edhe për Ervis Martinaj, ku për rastin tha se vijojnë hetimet

Rrumbullaku: Duhet të keni informacionin për sistemin Deep Sea është motor kërkimi. Nuk ka database nuk ka të dhëna. Nuk kemi asgjë të ekspozuar, megjithatë ekspertiza do e tregojë. S’kemi frikë nga askush. Punonjësit e policisë nuk kanë frikë nga askush. Po kryejnë detyrën e tyre.

Kërkimet për Ervis Martinajn?

Rrumbullaku: Ne jemi duke punuar. Kemi struktura që po ndjekin rastin jemi në ecuri të procesit. Nuk kam asgjë më tepër për të deklaruar.