Ditën e djeshme, Ermal Mamaqi ka festuar ditëlindjen. Ishte bashkëshortja e tij, Amarda Toska që i përgatiti një festë surprizë me të gjithë miqtë e tyre të dashur.

Pa dyshim nuk kishte se si të mungonte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila prej vitesh është shoqja e ngushtë e Ermalit.

Ajo publikoi në Instagram një foto me Mamaqin, krahas së cilës shkruante:

“Gëzuam të gjithë bashkë në ditëlindjen tënde të 23-të. Çfarë bekimi, frymëzimi dhe true role model je! Kaq krenare për të!”

Përveç urimit publik, këngëtarja u ngjit në skenë, ku dhe këndoi. Para se të performonte ajo kërkoi me shaka që të paguhej pasi pandemia e ka lënë pa koncert.

“E lekët do na i japësh? Se kemi kohë pa koncerte! Të dua shumë, të jam mirënjohëse për gjithçka ke bërë për mua, sa të kem jetë do ta kthej 1 miliard fish se ti i meriton”, ka thënë Elvana me shaka./abcnews.al