Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë kryer kontroll në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Arsyet e shkuarjes së njësiteve të EULEX në banesën e Krasniqit ende nuk dihen.
Forcat e EULEX kanë bllokuar rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte edhe zëdhënës i UÇK-së.
Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës.
