Futbollisti kroat Luka Modriç e ka vlerësuar shumë kombëtaren e Anglisë. Nesër, në orën 15:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Anglia do të përballet me Kroacinë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin D.
Skuadra ballkanase në përballjet e fundit ka dalë fitimtare ndaj ishullorëve dhe ku në gjysmëfinalet e kampionatit të shkuar botëror, Kroavia e eliminoi Anglinë.
Por, ylli i skuadrës, Luka Modric beson se “Tre Luanët” kanë ndryshuar dhe janë më të mirë sesa ishin tri vite më parë, madje ai cilëson se ata si favoritë për ta fituar “Euro 2020”.
Për mua ata janë më të mirë sesa ishin tri vite më parë, nuk kam dyshim për këtë. Nuk mund të them se cili është lojtari më i mirë, sepse ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe të uritur për sukses”,- ka deklaruar Modriç.
“Për mua ata janë njëri ndër favoritët, luajnë në shtëpi dhe mendoj që ata janë pretendentët për ta fituar për këtë Kampionat Europian. Kjo është deklarata ime që shpjegon të gjitha për Anglinë”,- deklaroi Luka Modriç, në konferencën për shtyp para këtij takimi të nesërm.