Italia ka pezulluar vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç. Personat nën 60 vjeç që kanë marrë tashmë dozën e parë të AstraZeneca, do të marrin dozën e dytë të Pfizer ose Moderna, shkruan The Guardian.

Vendimi vjen menjëherë, pasi këtë javë autoritetet shëndetësore njoftuan se një 18-vjeçar në Italinë veri-perëndimore kishte humbur jetën 2 javë më parë pas vaksinimit me AstraZeneca.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha: Vendimi për të vaksinuar me AstraZeneca vetëm personat mbi 60 vjeç “do të ketë një efekt në fushatën e vaksinimit, por unë jam i sigurt që në korrik dhe gusht situata do të përmirësohet”.

Sipas një raporti të publikuar këtë javë, AIFA tha se incidenca e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit ishte rreth një në 100,000 të vaksinuar, kryesisht nën 60 vjeç.