Profesori i matematikës, Dilaver Koçiu ka folur për Fax News në lidhje me protestat e maturantëve dhe problematikat që ato kanë hasur në provim, duke theksuar se ku qëndronte problemi i vërtetë sipas mendimit të tij.

Sipas tij, problemi i vërtetë qëndron në mënyrën sesi janë hartuar pyetjet e provimit, pasi ka një lloj paqartësie në formulimin e tyre, duke pasur parasysh se janë përkthyer nga anglishtja dhe nuk janë përshtatur në gjuhën shqipe ashtu siç duhet.

Profesori tha se duhet të ishte përdorur i njëjti fjalor që përdorin mësuesit gjatë shpjegimit të mësimit, sepse duhet pasur parasysh që nxënësit janë shkëputur prej dy vitesh nga mësimi intensiv dhe kjo gjë ka shkaktuar probleme dhe mangësi të shumta.

“Nuk janë zgjedhur tekstet më të mira në Anlgi për t’u zgjidhur nga nxënësit shqiptarë. Tekstet në Shqipëri kanë një shkëputje konceptesh ndërmjet tyre, nuk kanë një harmoni. Këto formojnë zbrazëti tek njohuritë e nxënësve.

Nga sa shoh unë, problemet më të mëdha janë hasur në konceptet e dy apo tre iteve më parë që prej klasës së 9, ku ata janë shkëputur nga mësimet dhe kanë vështirësi për të mbajtur mend.

Në 33 pyetjet që përmbante testi, pyetjet me alternativa janë një format relativisht i lehtë. Duhet të zgjidhet një gjuhë e përshtatshme me anë të të cilave transmetohet një ushtrim tek nxënësit. Pra ka të bëjë e gjitha me formulimin e pyetjeve.

Shkëputja prej 2 vitesh, zgjidhja mekanike e kërkesave, e ka sjellë këtë problem dhe me të drejtë nxënësit protestojnë.

Dueht ndryshuar mendësia e hartimit të testeve. Mos të lihen si detyrë e hartuesve 3 ditë para se të zhvillohet si test. Ministria e Arsimit ka nxjerrë programin ku testohen nxënësit, por dueht hatuar me të njëjtën gjuhë që flitet apo shpjegohet gjatë mësimit.

Në teza të tjera, ka pasur ushtrime më të vështira, por qartësia ka qenë më e qartë. Këto duken sikur vijnë nga një planet tjetër, kur realisht nuk janë të tilla nëse do shpjegoheshin mirë. Pasi e lexova, ndjeva se nxënësit ishin pak larg në mënyrën e konceptimit.”– u shpreh profesori.