Kriza e hidrokarbureve, e ndikuar drejtpërdrejt nga konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ka detyruar BE t’iu bëjë thirrje edhe njëherë vendeve të OPEC-ut që të rrisin dërgesat dhe prodhimin e naftës.

Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i BE-së në dialogun e nivelit të lartë që u mbajt në Vjenë. Gjatë takimit, BE-ja përsëriti ftesën për vendet prodhuese të naftës për të shqyrtuar mundësinë nëse mund të rrisin dërgesat, pasi sipas saj  OPEC ka përgjegjësinë për të garantuar ekuilibrin e tregjeve të naftës.

Nga ana e saj, organizata e vendeve kryesore eksportuese të naftës, përmes rrjeteve sociale u përgjigj se “përsa i përket paqëndrueshmërisë së tregut zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë, së bashku me pandeminë e vazhdueshme Covid-19, kanë krijuar një treg jashtëzakonisht të paqëndrueshëm dhe se këta ‘faktorë jothemelorë’ janë në jashtë kontrollit të OPEC”.