Arsenali humb ndoshta mundësinë e fundit për të shpresuar renditjen në zonën europiane në fund të sezonit në Premier League. Ekipi londinez dështoi të merrte pikë përballë Evertonit në “Emirates”, ku rezultati përfundimtar ishte 0-1.

Kjo sfidë u vendos nga një gafë e portierit Bernd Leno në minutën e 76-të. Portieri i “Topçinjve”, në tentativë për të ndalur një top të hedhur drejt qendrës nga Richarlison, e lejon t’i kalojë mes këmbëve dhe ta devijojë drejt rrjetës.

Të kota tentativat e skuadrës së drejtuar nga Arteta për të shmangur humbjen në minutat e mbetura, madje në shtesë goditjen e Martinellit e neutralizoi Pickford, që ndryshe nga homologu i tij Arsenalit e kreu si duhet detyrën në këtë ndeshje.

Top Channel