Të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë, si inxhinieri, ekonomi, arte, gjuhësi, përkthim, së shpejti do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik.

“Prej vitesh në sistemin arsimor parauniversitar, disa lëndë si: Ekonomi, Informatikë, Arte, Filozofi, Teknologji, jepeshin nga mësues të profileve të tjera ose nga profesionistë të këtyre fushave që nuk ishin diplomuar në fushën e mësuesisë, e të cilëve u mungonte formimi i nevojshëm pedagogjik e metodik”, tha ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin që iu hap udhën universiteteve të nisin me aplikimin për miratimin e programeve.

“Ftoj të gjitha universitetet që, bazuar në këtë udhëzim, të paraqesin sa më shpejt aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për t’u dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin e ri akademik 2023-2024”, u shpreh Kushi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkushievis%2Fvideos%2F583643236694832%2F&show_text=false&width=560&t=0

Çelja e programeve do të mundësojë trajnimin dhe diplomimin e profesionistëve në mësuesi, duke rritur kështu cilësinë e mësimdhënies.