Dhëndri i kryetarit të Bashkisë Pogradec ka rënë në prangat e policisë maqedonase.

Bëhet me dije se dhëndri i Ilir Xhakollit është arrestuar në një fabrikë me drogë në Ohër të Maqedonisë së Veriut .

Mediat maqedonase raportojnë se policia ka zhvilluar një aksion dhe ka zbuluar një fabrikë që kishte 3 mijë rrënjë kanabis, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Nga ky operacion kanë rënë në pranga 10, ky mes tyre është edhe dhëndri i kryetarit të Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli. Dyshohet se dhëndri ishte pronari i fabrikës.